Ndahet nga jeta Refiku nga Tetova, sportisti më i mirë i Maqedonisë në vitin 1954

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare legjenda e sportit të skijimit, Refik Jahja., i cili para 65 viteve ishte shpallur sportist më i mirë i Maqedonisë.

Marketing

Refik Jahja ka lindur në Lisec të Tetovës më 10 tetor 1937. Ishte anëtar i Klubit të Skijimit “Luboteni” në Tetovë. Ishte kampion i shumëfishtë i Maqedonisë, i pionerëve nga viti 1946-1951, kampion i të rinjve nga viti 1951-1955 dhe kampion i seniorëve nga viti 1955-1966, transmeton Tetova News
Në Kampionatin e ish-Jugosllavisë në Jahorinë (Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, 1954) fitoi vendin e parë në sllallom për të rinjtë, kurse në Kranjska Gora (Slloveni, 1955) fitoi vendin e tretë. Me përfaqësuesen e Jugosllavisë garoi disa herë. Ai është zgjedhur si sportisti më i mirë i Maqedonisë në vitin 1954 dhe është fitues i shumë medaljeve dhe mirënjohjeve.

Varrimi do të bëhet sot në varrezat e Tetovës, pas namazit të Iqindisë.