Ndahet nga jeta stilisti i njohur

Stilisti i njohur italian, Nino Cerruti ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 91-vjeçarepas komplikimeve nga një operacion. Lajmin e hidhur ka bërë të ditur, një zëdhënëse e Lanificio Fratelli Cerruti.

Marketing

Cerruti, i cili lindi në Biella, një nga qendrat kryesore të tekstilit të Italisë, ishte një figurë kyçe në industrinë ndërkombëtare të modës.

Gjyshi i tij kishte themeluar një fabrikë tekstili në Biella në 1881, Lanificio Fratelli Cerruti.

Koleksioni i tij i parë për meshkuj, Hitman, u shfaq në vitin 1957 dhe u konsiderua revolucionar në veshjet e meshkujve në atë kohë.

Butiku i parë Cerruti u hap në vitin 1967 në Place de la Madeleine në Paris, ku Cerruti zhvendosi selinë e kompanisë për të qenë më afër kryeqytetit ndërkombëtar të modës. Prodhimi i pëlhurave me emrin Lanificio Fratelli Cerruti dhe labeli Hitman mbeti në Itali.

Në vitet 1980, Cerruti filloi një bashkëpunim me botën e filmit. Nga “Bonnie and Clyde” dhe “Pretty Woman” tek “Basic Instinct”, marka Cerruti dizajnoi rroba për aktorë si Jack Nicholson, Tom Hanks, Sharon Stone, Julia Roberts, Al Pacino apo Jean Paul Belmondo.

Ai gjithashtu luajti edhe role në filmat e vitit 1996 “Catwalk” dhe “Cannes Man”, dhe në filmin e vitit 1998 “Holy Man”.