Ndahet nga jeta vëllai i Diego Maradonës

Vëllai i vogël i Diego Maradonës, Hugo, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare.

Marketing

Ai ka humbur jetën 1 vit pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas, Diego Maradona.

Lajmi është konfirmuar nga klubi italian i futbollit Napoli.

“Hugo Maradona ka vdekur”, tha Napoli në një deklaratë të shkurtër të martën, duke konfirmuar faktin se ish-futbollisti kishte pësuar një atak në zemër.

Klubi tha se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe ekipi “bashkohen rreth familjes së Maradonës dhe bashkohen me ta në dhimbjen për humbjen e Hugos”.

Hugo Maradona luajti në Itali, Austri, Spanjë, Argjentinë dhe Japoni përpara se të kthehej në Itali për t’u vendosur përgjithmonë. Ai pati një karrierë të shkurtër trajneri me klube amatore në Napoli.

Maradona, i cili la pas tre fëmijë, kohët e fundit kandidoi në një listë të krahut të djathtë në zgjedhjet komunale, të cilat përfundimisht i fitoi e majta.

Diego Maradona, i cili konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, vdiq në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare./