Skuadra e Paris Saint-Germain ka lëshuar pikë në Ligue 1.
Xhiroja e katërt në Ligue 1 nuk i shkoi sipas planit skuadrës së PSG, e cila u ndal me barazim 1:1 nga Monaco, shkruan lajmi.net.
Monaco kaloi e para në epërsi, me golin e shënuar nga Volland, në minutën e 20’.
PSG nuk arriti të rikthente balancin në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, parisienët ishin më kërkues dhe arritën të gjenin golin e barazimit në minutën e 70’.
Golin e shënoi Neymar JR, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
PSG shkon kështu në kuotën e 10 pikëve në katër ndeshje, derisa Monaco numëron pikën e pestë.