Real Madridi ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Leganes, duke barazuar 1-1.
Real Madridi i Zinedine Zidane nuk ka arritur që të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Leganes, ndeshje e vlefshme për xhiron 32 në La Liga.
Madridi edhe njëherë tregoi se kanë nevojë për një revolucion, pasi nuk arritën të dominojnë Leganesin.
Të parët në epërsi kaluan vendasit. Ishte Jonathan Silva ai që shënoi një gol të bukur pas një pakujdesie në mbrojtjen e mysafirëve në fund të pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Reali gjeti golin e barazimit me anë të Karim Benzemas, në minutën e 51’.
Reali tentoi me të gjitha forcat deri në fund të takimit, por pa ndonjë rezultat dhe kështu, ky është dështimi i dytë për Zidanen që nga kthimi në Madrid, pas humbjes 2-1 nga Valencia.
Me këtë dështim, Reali humb shanset për të rrëmbyer edhe pozitën e dytë pasi tashmë gjendet katër pikë prapa Atleticos.
Reali ka 61 pikë, Atletico 65.