Ndalet rryma në Spanjë, pezullohet turneu i tenisit “Madrid Open”

Sporti i tenisit është përballur me një fenomen të pazakontë.

Në fakt, turneu i tenisit “Madrid Open” është pezulluar përkohësisht.

Dhe, arsyeja është vërtet e pabesueshme, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht, për shkak se kryeqyteti spanjoll – Madrid dhe rajoni përreth tij po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, kjo ka bërë që të shtyhet në një afat të pacaktuar ky turne vjetor i sportit të bardhë.

Tenisti britanik Jacop Fearnley u detyrua ta linte fushën shkaku i mungesës së rrymës, pasi ajo i preku tabelat e rezultateve dhe një kamerë mbi fushë, gjë që ishte e pamundur që të zhvillohej meçi i tenisit.

Marketing