Ndalim fluturimi mbi Ukrainë?Putin:Vendet që e vendosin, pjesëmarrëse në konflikt

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se do të konsideronte vendet që vendosin një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë si pjesëmarrëse në konflikt. “Ne do t’i konsiderojmë ata menjëherë si pjesëmarrës në një konflikt ushtarak dhe nuk ka rëndësi anëtarë të cilave organizatave janë,” tha Putin në një takim me anëtarët e ekuipazhit të fluturimit të linjave ajrore kombëtare ruse.

Marketing

“Është e pamundur të bëhet në territorin e Ukrainës, është e mundur vetëm nga territori i disa shteteve fqinje. Por çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur”, shtoi Putin.

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë ukrainas i janë lutur vazhdimisht NATO-s dhe zyrtarëve perëndimorë që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të premten se një zonë e ndaluar fluturimi nuk është një opsion që po shqyrtohet nga aleanca. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se krijimi i një zone të ndaluar fluturimi në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO mund të çojë në një “luftë të plotë në Evropë”, por shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë me aleatët t’u ofrojnë ukrainasve mjetet për t’u mbrojtur nga agresioni rus.