Policia në Gostivar ka privuar nga liria personat V.A. (45) nga fshati Negotinë i Gostivar dhe J.T.(38) nga qyteti i Gostivarit, për shkak se pas kërkimit nga policia tek personat në fjalë është gjetur heroinë.
Personat, siç u njoftua sot nga Ministria e Brendshme, janë ndaluar në stacionin e policisë në Gostivar për të vazhduar procedurat e mëtutjeshme.