Ndalohet 35-vjeçari nga Shkupi, transportonte imigrantë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orë 15:55 në magjistralen Kumanovë – Vendkalimi Kufitar “Tabanoc”, përballë fshatit Tabanoc, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Vëzhgim Kufitar Sopot kanë ndaluar 35 vjeçarin B.C. nga Shkupi.

Marketing

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit janë gjetur 10 imigrantë nga Siria, mes të cilëve tre të mitur.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët janë vendosur në qendrën pranuese-transitore në Tabanoc. Personi B.C. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës.