Në Maqedoni nuk do të mund të importohen mbeturina që përdoren si lëndë djegëse në industri. Ky është ndryshimi kryesor në ligjin për importin e mbeturinave të propozuar nga Liljana Popovska e Ripërtëritjes Demokratike, e për të cilin shumicën parlamentare për Alsat konfirmoi se do të japin dritë jeshile për miratimin e tij. Popovska thotë se angazhimi fillestar është që ligji të jetë një masë e përkohshme, sepse sipas saj si shtet nuk jemi të gatshëm të kontrollojmë mbeturinat e importuara.
Ne nuk kemi sisteme plotësisht të mbyllura që do të parandalojnë lëshimin e plotë të substancave të dëmshme dhe të rrezikshme në ajër. Kështu që kjo do të parandalojë një burim ndotjeje. Nga hyrja në kufij, nuk kemi kontrolle të duhura, nuk kemi laborator të duhur të akredituar shtetëror dhe nuk kemi sisteme të tilla të mbyllura në industri – tha Liljana Popovska – RDM.
Në vendimin ligjor që është në procedurë parlamentare, lejohet importi i mbeturinave që përdoren si lëndë të para, siç është hekuri apo letra e vjetër. Por, sipas zëvendës/ ministrit të ekologjisë, Jani Makraduli, propozim-ligji nuk është i deri në fund i saktësuar dhe nuk do t’i zgjidh problemet sepse është i pazbatueshëm.
Nëse nuk përdoret RDF-ja që përdoret për emetimet e CO2 për uljen e gazrave serë, atëherë kompanitë që përdorin lëndë tjetër që nuk është në domenin e ministrisë së mjedisit, kjo do të thotë mazuti dhe petrokoksi janë lëndë që ndotin – u shpreh Jani Makraduli- zv/ ministër i mjedisit.
Të dhëna dhe shifra të ndryshme mund të gjenden lidhur me atë se sa kapacitete industriale përdorin mbeturina në Maqedoni. Kjo në mënyrë shtesë e komplikon situatën dhe vërteton që nuk ka kurrfarë kontrolli në procesin e importit të mbeturinave nga jashtë vendit, pohon Popovska. Mos- harmonizimi i këtillë i qëndrimeve mes pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës, vështirëson gjërat. Qeveria bëri një analizë se cilët lëndë t’i përdor në të ardhmen kombinati i Manastirit. Një nga konkluzionet është se ky kombinat ngadalë nga ligniti të përdor gaz, por edhe lëndë alternative, më saktë mbeturina.