Ndalohet lëvizja nëpër pyje

Мinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujit, pas kërkesës së NP “Pyjet Nacionale”, ka dhënë miratim për implementimin e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore.

Marketing

Ky miratim jepet në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 të Ligjit për pyjet, për shkak të rrezikut të rritur dhe parandalimit të shpërthimeve të zjarreve pyjore në hapësirat e hapura.

Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore do të hyjë në fuqi në territorin që menaxhon NP “Pyjet Nacionale”, dhe fillon nga data 15.07.2024 dhe do të vazhdojë deri në ditën e revokimit së tij, në orar nga 06:00 deri në 20:00. Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje do të vazhdojë deri në vlerësimin se rreziku i zjarreve pyjore është ulur. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me aprovim shkrimor të lëshuar nga degët e NP “Pyjet Nacionale” për zonën që ata menaxhojnë.