Policia shqiptare ka ndaluar një furgon, i cili dyshohet se në brendësi të tij ka drogë. Furgoni u ndalua gjatë një aksioni të policisë në Qafë Thanë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur nga Tirana drejt Qafë-Thanës, ndërsa policia e Elbasanit është në mbështetje të aksionit.
Mësohet se droga kishte destinacion vendin tonë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia shqiptare apo ajo maqedonase.