Ndalohet një person nga Velesi, dyshohet për vjedhje

SPB Veles njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar E.J. (39) nga Velesi. Ai dyshohet se paraprakisht ka kryer një vjedhje në shtëpinë e Q.V.(71) nga Velesi, gjatë së cilës i ka marrë disa sende me vlerë.

Marketing

Sendi i vjedhur është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit.

E.J. është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

Marketing