Ndalohet për 48 orë ish-mësuesi nga Prizreni, i dyshuar për pedofili

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se i dyshuar për pedofili Fazli Kikaj, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Marketing

“I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të njëjtit, do të vazhdoj të ketë procedura të mëtejme hetimore.

Ndryshe pak më parë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar për lajmi.net se i lartcekurit është arrestuar gjatë ditës së sotme.

“U konfirmoj se i dyshuari F.K, është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal në Prizren.”, theksoi ai.

Ndryshe Fazli Kikaj dyshohet për pedofili, ndërsa kjo u bë e ditur përmes publikimit të bërë nga “Abc News Albanian”, të cilët edhe kishin hetuar 70 vjeçarin, derisa i njëjti më pas shpërfaqi edhe pamje nga më të ndryshmet që lidheshin me çështjen me të cilën po ngarkohet./Lajmi.net/

Marketing