







Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Ohër – Resnjë, vendkalimi malor Bukovë.
Për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion është i detyrueshëm posedimi i pajisjeve dimërore, njofton Lidhja Automote e Maqedonisë.
Aksi rrugor Makedonski Brod – Shkup (te fshati Blizansko) është bllokuar për qarkullim për të gjithë automjetet për shkak të shembjeve të gurëve.
Në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, ndalesa vlen ende për automjetet e rënda, kamionë dhe autobusë.
Komunikacioni në rrugët tjera të shtetit zhvillohet në lagështi dhe vende vende me mbetje të dëborës.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë hapësirave urbane është i kufizuar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.