Nëse jeni mësuar të hiqni grimin me letra të lagura, duhet ta ndaloni këtë veprim menjëherë.
Edhe pse mund të mendoni se mund të jetë një zgjidhje praktike dhe se do t’ju ndihmojë të pastroni të gjithë grimin për vetëm pak sekonda, në të vërtetë do të shkaktoni edhe më shumë dëme në planin afatgjatë.
Duke hequr grimin me letra të lagura, ju e “shtyni” grimin më thellë në pore, gjë që mund të shkaktojë probleme më të mëdha në lëkurë.
Nga ana tjetër, nëse përdorni ujin micellar si pastrues grimi, ai do ta mbledhë grimin si një magnet dhe do ta largojë shumë mirë nga fytyra juaj.
Këtë mund ta shihni në një video që qarkullon në rrjetet sociale, ku dermatologët kanë treguar se çfarë i bën fytyrës heqja e grimit me letra të lagura.