Ndarja e “parave hungareze”, Ganiu: Do ta rikonstruojmë ujësjellësin dhe kanalizimin fekale

500 milionë eurot e para nga kredia hungareze janë derdhur në llogarinë e Bankës Popullore, e më pas në buxhetin qendror. 250 milionë prej tyre do t’iu ndahen komunave në përputhje me projektet të cilat kanë aplikuar dhe kanë marrë miratimin e Qeverisë.
Në këstin e parë do të ndahen 100 milionë euro, ndërsa komunës së Çairit i janë ndarë 2.8 milionë euro për katër projektet për të cilat kanë aplikuar.
“Komuna e Çairit në kuadër të asaj thirrjeje apo ndarjes së mjeteve prej 100 milionë eurosh nga ana e Qeverisë, ka aplikuar me projekte dhe nga ato ka fituar disa projekte në vlerë prej 2.8 milionë euro. Projektet janë për rikonstruimin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në lagjen e Dizhonit, po ashtu rikonstruimi i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën Kovaçka në lagjen e Sauk Çeshmës, etj. Këto projekte janë me rëndësi të madhe për komunën tonë. Këto janë 100 milionët e para, të cilat janë shpërndarë për këtë vit kalendarik, po punojmë edhe në projekte të tjera për t’i hartuar që të konkurrojmë në fushat e ndryshme.”, – deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Marketing