Gerard Pique thotë “mjaft” dhe reagon për herë të parë që kur shpalli publikisht ndarjen nga Shakira.
Futbollisti i Barcelonës nuk ka reshtur së bëri bujë dhe është bërë “viktimë” e thashethemeve të pafundme, edhe pse më e keqja ka qenë prania e gazetarëve dhe mediave në dyert e shtëpisë së tij apo edhe në shkollën e fëmijëve të tij, ku ai vetë ka shkuar çdo mëngjes.
Mirëqenia e Milanit dhe Sashës është ajo që e shqetëson më shumë për momentin dhe pikërisht për këtë është fokusuar te reagimi që ka publikuar të enjte përmes përfaqësuesve ligjor. Lojtari ka njoftuar masat ligjore dhe ka kërkuar masa parandaluese, në mënyrë që fëmijët e tij të mos preken në asnjë mënyrë nga zhurmat dhe minutat televizive në të cilat prindërit e tyre luajnë rol kryesor prej gati tre muajsh.
“Që kur Shakira dhe Gerard Pique konfirmuan ndarjen e tyre më 4 qershor përmes një deklarate të përbashkët, janë publikuar shumë thashetheme dhe informacione të paverifikuara për lojtarin, familjen e tij dhe jetën e tij personale e për rrjedhojë edhe private. Këto raportime dhe foto shkaktojnë jo vetëm dëmtim të imazhit të tij, por edhe një sulm të rëndë ndaj të drejtave të fëmijëve të tij, siguria dhe mbrojtja e të cilëve përfaqëson shqetësimin e tij më të madh.
Në të njëjtën kohë, monitorimi nga disa media dhe paparacë ka qenë i vazhdueshëm, gjë që ka bërë që klienti ynë të detyrohej të ndryshojë rutinën e tij të përditshme me qëllimin e vetëm për të mbrojtur fëmijët e tij, familjen dhe njerëzit që e rrethojnë.
Gerard Pique ka respektuar gjithmonë veprimtarinë e medias dhe të drejtën e tyre për informim dhe është plotësisht i vetëdijshëm për rolin themelor që ato luajnë në shoqërinë tonë.
Mirëpo, në këtë rast ka pasur tejkalim të kufijve të lejuara me ligj, ndaj klienti ynë është detyruar të kërkojë masa paraprake largimi dhe të marrë masa ligjore ndaj atyre që ndryshojnë jetën e tyre familjare dhe cënojnë të drejtat e fëmijëve të tyre, duke pasur parasysh se objektivi i vetëm i Gerard Pique është të garantojë mirëqenien e fëmijëve dhe të rivendosë të drejtat e tyre të privatësisë, sigurisë dhe qetësisë.”-bëjnë me dije avokatët e Pique.