Shaban Zendeli, një personalitet dhe kuadër i dalluar në komunën e Likovës sot ka ndërruar jetë. Ai u nda nga jeta pas një sëmundje. Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq të tij.
Zendeli aktualisht ishte drejtor gjeneral i “Hekurudhave të Maqedonisë – Transport”.
Ndërsa vite më parë ka qenë i njohur edhe me aktivitetet e tij politike. Zendeli u lind në fshatin Orizare të komunës së Likovës.