Ndërprehet aksioni në Rashçë për të vazhduar nesër me kërkimin e personit të 4 – Jozyrtarisht, tri viktimat janë gra

Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë, derisa Policia dhe ekipet e shpëtimit deri në këto moment kanë qenë në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Marketing

Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë, raporton Alsat.

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull.

Paraprakisht siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtar të rastit dhe e kanë dërguar në spitalin 8 shtatori./ Alsat.mk

Marketing