Ndërprerja e grevës në arsim, MASH me njoftim të rëndësishëm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përshëndet vendimin e sotshëm të SASHK-ut për pezullimin e grevës e cila para se gjithash,është në interes të nxënësve dhe vazhdimsisë së procesit në arsim dhe e cila siguron të drejtën kushtetuese për arsimim të fëmijëve.

Marketing

Duke u nisur nga domosdoshmëria për mbrojtje të interesit të përgjithshëm të qytetarëve ,të drejtës për edukim dhe pasojat të cilat mund të ndodhin kur ky proces ndërpritet,e njëkohësisht duke pasur parasysh kërkesat e SASHK-ut ,Ministria e Arsimit dhe Shkencës veproj sipas Ligjit për zgjidhje paqësore të mosmarrveshjeve të punës,gjatë ditës së sotme dërgoi kërkesë deri te Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për përcaktimin e ndërmjetsusit në këtë proces.Me këtë vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës tregoi gadishmëri për të vazhduar procesin e bisedimeve me partnerët social dhe gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të gjithë në këtë rast.

Ministria respektivisht Qeveria,janë dhe do të jenë partner të organizatave sindikale përmes sigurimit të dialogut social me qëllim avansimin e të drejtave të punës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë proces jemi të hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe këmbim të mendimeve dhe qëndrimeve,qëllim i cili do të sjell kushte më të mira të punës ,puntor arsimi të motivuar që do të ndikoj edhe në rritjen e kualitetit të arsimit.