Ndërpriten masat kundër ndotjes së ajrit

Qeveria ndërpreu masat për parandalimin e ndotjes së ajrit.
Gjysmëvjetorı ı dytë fillon nesër për të gjitha shkolla fıllore e të mesme, kurse sot prej orës 18:00 ndërpritet edhe transporti falas.

Marketing

Vendimi u mor nga ana e Ministrisë së Ambientit Jetësor për shkak se grimcat PM10 janë në pragun normal.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thekson se inspektorët po kryejnë mbikëqyrje më të fortë për ndërtuesit dhe paralajmëroi sanksione më radikale për ata që nuk i respektojnë rekomandimet. Shilegov paralajmëroi formimin edhe të një policie komunale.

“Inspektorati dhe Qyteti i Shkupit po ushtrojnë mbikëqyrje të zgjeruar të objekteve brenda kuadrit të kompetencave që kemi dhe çdo mosrespektim dhe anomali në vendet e ndërtimit do të sanksionohet. Inspektorati i Qytetit të Shkupit është i përfshirë seriozisht në këtë fushatë”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Situata me ndotjen është alarmante dhe masat janë të pamjaftueshme dhe populiste, thonë nga opozita. Sipas VMRO-DPMNE-së, ajri nuk është pastruar, ndaj ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Është e nevojshme të shpallen situatat emergjente dhe masat urgjente drastike që do të propozohen nga ana e ekspertëve dhe specialistëve. Të ndalohen masat që në thelb nuk janë eksperimentale, mos të bëjnë shaka më qytetarët. E vetmja gjë që qytetarët e Shkupit kujtojnë si masë është parkimi më i shtrenjtë. Qyteti i Shkupit i ka mbushur xhepat por nuk ka një efekt për ajër të pastër”,- thuhet nga VMRO-DPMNE.

Këto ditë, Shkupi ishte në vendit e parë si vend më i ndotur në botë. Ajër të ndotur kishte edhe në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Strumicë.