Ndërpritet caktimi i terminit për pasaporta, prioritet të sëmurët dhe ata që kanë paguar për procedurë të shpejtë

Rreth 16 mijë e 500 qytetarë kanë caktuar termin për pasaportë të re, por dokument udhëtimi do të marrin vetëm 650 persona të cilët tashmë kanë aplikuar me procedurë të shpejtë. Problemi mbetet, kurse ndërpritet caktimi i terminëve. MPB-ja disponon me vetëm 3.700 pasaporta, bëri me dije ministri Naqe Çulev. Pasaportat e tjera do të ruhen për qytetarët që do të keni nevojë për trajtim urgjent mjekësor.

Marketing

Çulevi tha se dërgesa me 100 mijë pasaporta e reja pritet të arrijë më së voni deri më 24 mars, të cilat do të jenë me emrin e vjetër të shtetit, kurse në pasaportat që do të lëshohen nga shtatori do të figurojë emri i ri kushtetues.

Për ta zgjidhur problemin, ministri ka kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe ka biseduar edhe me kryeministrin Oliver Spasovski, i cili ka intervenuar te firma gjermane “Veritas”, por megjithatë ende nuk është gjetur zgjidhje për këtë çështje. Javën e kaluar, Spasovski i porositi Çulevit – në vend që të mbajë konferenca, ta zgjidhë problemin.

Çulevi, në konferencën e sotme tha se nga Prokuroria për krim të organizuar ka kërkuar që të hapë procedurë lidhur me furnizimin e çizmeve për polici nga kompania “Pinko Kiril”. Ka indikacione për keqpërdorime, sepse të gjitha procedurat dhe standardet janë shkelur, prandaj kërkojmë që Prokuroria të hapë procedurë, tha Çulevi.

Bëhet fjalë për procedurë për furnizim të çizmeve që nga viti 2015, por e gjithë procedura është zbatuar kur në krye të MPB-së ishte Oliver Spasovski. Në vitin 2016 kishte shpallje për 3 mijë çizme për zyrtarët policorë në vlerë prej 15 milionë denarëve. Afati për dorëzim të çizmeve nuk ishte respektuar, por pavarësisht kësaj, nuk u aktivizua garancia bankare, e as cilësia e këpucëve nuk ishte e kënaqshme, tha Çulevi.