Ndërpritet dasma me 300 të ftuar në Strumicë

SPB Strumicë ka ngritur padi penale kundër tre personave nga fshati Bansko i Strumicës për organizimin e një dasme gjatë pandemisë, kumtoi sot MPB-ja.

Marketing

“SPB Strumicë ngriti padi penale kundër D.I. (57), A.I. (54) dhe E.I. (26), të gjithë nga fshati Bansko, Strumicë, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për kryerjen e veprës penale “mosveprim sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”. Më 28.02.2021, të paraqiturit në fshatin Bansko organizuan një aheng dasme të E.I., në të cilën morën pjesë rreth 300 persona, me çka vepruan në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për ndalesë të organizimit të tubimeve në shtëpi, dasma dhe festime të tjera”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.