Ndërpritet derbi i Madridit, fansat e Atletikos godasin lojtarët e Realit me sende të forta

Derbi i Madridit midis Atletikos dhe Realit që po luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano” është ndërprerë në minutën e 69’, pas incidenteve me tifozët vendas.

Marketing

Fansa të maskuar të Colchoneros, të vendosur pas portës së mbrojtur nga Courtois janë acaruar pas festiumeve të gardianit madrilen për golin e shënuar në minutën e 65’ të sfidës.

Mbrojtësi brazilian shënoi golin e parë dhe të avatanzhit për Los Blancos pas një krosi të Vinicius. Por sapo Real Madridi mori avantazhin, gjatë festës së djemve të Ançelotit, arbitri shkoi të fliste me delegatin dhe në altoparlant u dëgjua një mesazh për të mos hedhur sende.

Fillimisht ka qenë një çakmak i lëshuar në drejtim të Courtois, që arbitri ia dha delegatit, por sulmi nga tifozët vendas vijoi me të tjerë çakmakë dhe objekte në drejtim të lojtarëve madrilenë.

Courtoi iu drejtua arbitrit duke i thënë se vazhdojnë t’i hedhin gjëra, ndërsa Busquets Ferrer pasi foli me të dy trajnerët e ndali ndeshjen në minutën e 69’, duke u kërkuar futbollistëve ttë shkojnë në dhomat e zhveshjes.

Para se ti drejtoheshin zhveshtoreve, kapiteni i Atletikos, Koke dhe mbrojtësi Gimenez shkuan deri në tribuna për tu kërkuar fansave të tyre që të mos hedhin sende në fushë. Të njëjtën gjë e bëri edhe tekniku argjentinas i madrilenëve, Diego Simeone, duke u bërë me shenjë që të qetësohen.

Sfida u ndal për më shumë se 10 minuta siç edhe u njoftua me altoparlant.

“Ndalimi i ndeshjes për 10 minuta është paralajmëruar si pasojë e hedhjes së sendeve të ndryshme. Nëse nuk ndalen do të jetë përfundimtare”, ishte mesazhi i shfaqur edhe në ekranet e stadiumit.