02/06/2024
Ballina Lajme Maqedoni Ndërpritet greva në Postën e Maqedonisë, arrihet marrëveshje për rrogat

Ndërpritet greva në Postën e Maqedonisë, arrihet marrëveshje për rrogat

Për epilogun nga takimi, përmes kumtesës informoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Veligdenov dhe Stojanovski për AIM konfirmuan se protesta vendoset në pushim, por paralajmërojnë se nëse nuk plotësohet e dakorduara, do ta aktivizojnë paralajmërimin për protestë të përgjithshme para Qeverisë.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në takimin u obligua që të dorëzojë informatë deri te Qeveria dhe në seancën e ardhshme qeveritare të vendos pikë në rendin e ditës, me të cilën u jepet obligim të gjitha institucioneve shtetërore t’i shfrytëzojnë shërbimet e SHA Postat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me ndryshimet e Ligjit për shërbime postare.

Të punësuarit në Postat kombëtare para një jave filluan me protesta të përditshme paralajmëruese, duke kërkuar në fillim pagesën e pagave për shtator. Protestat u mbajtën gjatë pauzave në filialet në Shkup dhe në tërë shtetin.