Ndërroi jetë gazetari i njohur Sashe Dimovski

Gazetari Sashe Dimovski ka ndërruar jetë sot në moshën 47-vjeçare pas komplikimeve të gjata dhe të rënda shëndetësore.

Marketing

Ai ka qenë kryetar i Këshillit të Nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa së fundi ishte emëruar si anëtar i Komisionit për Falje nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Ai kishte një karrierë të pasur duke punuar në disa nga televizionet kryesore maqedonase si Kanal5, Sitel dhe ishte edhe themelues i portalit svedok.mk.