Ballina Sport Ndërroi jetë hendbollisti nga Buteli, nuk iu bëri ballë plagëve nga rrahja

Ndërroi jetë hendbollisti nga Buteli, nuk iu bëri ballë plagëve nga rrahja

Hendbollisti i klubit të Butelit, kroati Denis Tot ka ndërruar jetë në Klinikën për anestezion, reanimim dhe mjekim intensiv.

Marketing

Vdekja vjen pasi ai dje ishte dërguar në Urgjencë, pa puls në zemër si pasojë e plagëve të marra nga rrahja.

“Mbrëmjen e 6 dhe 7 prillit në Qendrën urgjente është pranuar pacienti 27-vjeçar pa aktivitet të zemrës. Te pacienti nuk janë vërejtur shenja të dukshme të dhunës gjatë pranimit. Pas luftës gjatë gjithë natës dhe pas reanimimit, te pacienti është kthyer aktiviteti i zemrës dhe i njëjti është shtrirë në Klinikën për anestezion, reanmim dhe mjekim intensiv ku sot ka ndërruar jetë”, thanë nga Klinika.

Trupi i hendbollistit është dërguar për obduksion.

Exit mobile version