Ndërroi jetë humanisti i njohur nga Tetova

Etem Xheladini

Marketing

Humbja e një humanisti, arsimëdashësi, atdhetari

Sot morëm lajmin e hidhur se ndërroi jetë Shinasi Karaxhenemi nga Tetova, anëtarë i këshillit Qëndrorë të OH-“El.Hilal” , një humanist, arsimdashës e veprimtar i palodhshëm në shumë sfera, aktivist i denjë e i palodhshëm në shumë sfera të jetës, një atdhetar i kompletuar në plotëkuptimin e fjalës, i cili ka dhënë kontributin e tij të pashlyeshëm dhe veçanërisht pas proçeseve demokratike në vend. sot humbim një anëtar nga familja shumë fisnike. Ai ishte një humanist i pazëvendësueshëm, anëtar shumëvjeçar në Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të OH-El Hilalit, çdo herë duke reflektuar besnikëri, përpikshmëri dhe përkushtim në veprim duke qenë një stimulim dhe motivim për aktivistët e rinj. Ishte një intelektual te i cili vlerat qytetëruese, kulturore, patriotike dhe fetare ishin si një sistem që merrej si udhërrëfyes në shumë aktivitete të treguara të tij në OH-“El.Hilal” e më gjërë në rajon.
Zoti e mëshiroftë Shenasiun, i cili si shembëlltyrë të qytetarit të denjë dhe fisnik do të mbetet për shumë kohë jo vetëm për anëtarët e familjes së tij, por edhe në OH-“El.Hilal” po edhe të gjeneratave që do të vijnë.