Ndërroi jetë i burgosuri në Idrizovë

Edhe një viktimë regjistrohet në burgun e Idrizovës. Sipas raportit të kronikës së zezë të MPB-së, mbrëmë ka ndërruar jetë një i burgosur 54 vjecar. “Shtetasi V.M, (54) rreth orës 06.30 ka ndërruar jetë në Klinikën e Shkupit, pasi që një ditë më parë ishte dërguar aty për trajtim mjekësor nga burgu i Idrizovës”, theksoi MPB.

Marketing

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin për Mjekësi ligjore.