Ndërroi jetë ish gazetari i RTM-së, Ramadan Telqiu

Sot, në moshën 76 vjeçare ndërroi jete ish kolegu, gazetari Ramadan Telqiu, i cili gjithe jeten ia kushtoi gazetarise respektivisht punes ne Radio Shkupi, programi ne gjuhen shqipe dhe maqedonishte si korrespodent nga Dibra.
Ramadan Telqiu një kohë të gjatë punoi edhe si sekretar I Kryqit të Kuq të Dibrës. Ai njihet edhe si njeri human pasi mbi 200 herë ka qenë dhurues vullnetar i gjakut. Është nderuar me  mirënjohje dhe çmime, mes tyre me çmimin Nëna Tereza, çmimin 8 Shtatori me rastin e çlirimit të Dibrës, dhe mirënjohje  nga ana e presidencës.  Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12  në varrezat e qytetit të Dibrës.
Marketing