Ndërroi jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Vaid Sali

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i lirisë, Vaid Sali.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Xhem LLamallari, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Edhe një bashkëluftëtar na braktisi.
Vaid Sali ka ndrruar jetë sot. Ka muaj qe vuante nga kanceri i zi.
Me Vaidin pos shokë lufte, fati na përcjelli edhe ne burgjet sllave, me të isha edhe ne paraburgim dhe izolim, kur me pengonte donje vesh madh nuk kisha nevoj une me u qu, Vaidi i naukonte. Ka qenë shumë i fuqishëm, bokser dhe patriot shqiptar.

Zoti të past mëshirue Gango i vërrtetë!”, ka shkruar Llamallari.

Marketing