Ndërroi jetë mbesa e vetme e Shën Terezës, Age Bojaxhiu

“Me pikëllim mora lajmin për shkuarjen në amshim të një dege të trungut familjar të Bojaxhinjve, Age lind. Bojaxhiu, mbesa e vetme Shën Nënës Tereze, bija e Lazër dhe Maria Bojaxhiut. Babai i Ages, Lazri ishte vëllai i Shën Nënë Terezës, dhe si trashëgimtare e familjes fisnike Bojaxhiu nga Shkupi, ajo na obligon ta nderojmë dhe lartësojmë emrin dhe lavdinë e kësaj familje, e cila përmes pinjollëve të saj, siç ishte Ageja, la pas vetes historinë e një epoke që i dha kombit tonë emra dhe vepra të virtytshme”, thuhet në një postim të drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani.

Marketing

Si shoqëri dhe si komunitet shkencor e kulturor na mbetet të transferojmë tek gjeneratat pas nesh kujtimin dhe përkushtimin tonë për gjithë atë kontribut që ka dhënë kjo familje, në mesin e të cilëve edhe Age lind. Bojaxhiu, e cila do të mbetet një gjethe gjithmonë e gjelbërt në kurorën familjare të Bojaxhinjve të Shkupit, përfundon Asani.