Ndërroi jetë “mbreti” i muzikës rome, Ferus Mustafov

Muzikanti Ferus Mustafov, i cili njihej si mbreti i muzikës rome, ka ndërruar jetë mbrëmë pas një sëmundje të shkurtër.

Marketing

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Jelena në një bisedë për “MMS”, e cila ka treguar se varrimi i tij do të bëhet në Shtip, transmeton bild.mk .

“Ai vdiq mbrëmë dhe lajmin e keq na e dhanë këtë mëngjes. Jemi zemërthyer, të gjithë shpresonim që ai të shërohej. Një ditë më parë na thanë se ai ishte më mirë dhe për këtë arsye shpresonim se gjithçka do të ishte mirë, ka treguar bashkëshortja e tij.

Ferus pësoi një goditje në tru më 26 prill dhe përfundoi në spital, por mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

Marketing