Ndërroi jetë në burg, të premten mbahet ceremonia mortore e Alexei Navalnyt, do varroset në Moskë

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny do të varroset disa ditë pas vdekjes në Moskë, më 1 mars.
Sipas BBC, shërbimi do të mbahet në varrezat e Borisovskoye, pas një ceremonie lamtumire në rrethin Maryino.

Marketing

Zëdhënësja e liderit të opozitës tha se ekipi po përpiqej të gjente një shtëpi funerali, por disa refuzuan të mbanin shërbimin kur zbuluan se për kë ishte.

Trupi i tij u mbajt peng nga autoritetet ruse për disa ditë pas vdekjes. Sipas nënës së Navalny, ata i kishin kërkuar të zhvillonte një ceremoni mortore të fshehtë, në të kundërt nuk do ta shihte më trupin e tij.

Alexei Navalny vdiq papritur në një burg të Arktikut në fillim të këtij muaji, më 16 shkurt. Për vite me radhë, ai ishte kritiku më i lartë i presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas zyrtarëve të burgut, Navalny humbi ndjenjat teksa doli në ajrim dhe përpjekjet e për ta risjellë në jetë dështuan.

Kritiku më i madh i Presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra të ndyrshme, që konsiderohen si të motivuara politikisht.

47-vjeçari u transferua në një burg të Arktikut, i konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar.

Pavarësisht burgosjes së tij, Navalny shpesh ka sulmuar Kremlinin përmes mediave sociale, duke përshkruar kalvarin e tij pas hekurave dhe duke dënuar Putinin për luftën në Ukrainë. Por izolimi i tij u thellua kur tre nga avokatët e tij u arrestuan në tetor të dyshuar për aktivitet “ekstremist”.

47-vjeçari ishte figura më e njohur e opozitës në Rusi. Për vite të tëra, ai e ka quajtur Putinin dhe elitën në pushtet si një bandë “mashtruesish dhe hajdutësh“.