Një foshnjë katër muajshe nga Struga pa shenja jete është sjellë mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë nga prindërit e tij, kumtoi sot SPB Ohër.
Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se në DPB Strugë dje në orën 22:43 minuta është raportuar se foshnja e vdekur është dërguar në Repartin e fëmijëve.
“Një djalë katër muajsh nga Struga është sjellë nga prindërit pa shenja jete në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Ndihmën e shpejtë mjekësore- Strugë, të cilit kanë bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar vdekje”, tha Dimoski.
Me urdhër të prokurorit publik në trupin e foshnjës do të bëhet autopsi, e cila duhet të tregojë se si është shkaktuar vdekja.