Sipas informacionit plotësues të Institutit për Shëndet Publik një pacient 45-vjeçar nga Shkupi, i testuar dhe i konfirmuar pozitiv me Kovid-19 përmes Fakultetit Veteriner, ka vdekur rrugës për në Spitalin “8 Shtatori” bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp pasdite informoi për pesë persona të cilët kanë ndërruar jetë, katër në Klinikën për Sëmundje Infektive (prej tyre një nga Kumanova, nga Labunishta, nga Çollopeku, nga Shtipi) edhe një person ka ndërruar jetë në Kumanovë.