Ndërroi jetë publicisti, politikani dhe gazetari, Mahi Nesimi

Viti 2024 nis me një lajm jo të këndshëm që vjen nga Tetova. Në të gdhirë të datës 1 janar, është shuar publicisti, politikani dhe gazetari Mahi Nesimi nga Tetova. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Marketing

“Ju njoftoj se sot në mëngjes ndërroi jetë babai im, Mahi Nesimi. Varrimi do të bëhet me namazin e iqindisë në varrezat e qytetit në Tetovë”, qëndron në njoftimin e familjes Nesimi nga Tetova.

Peripecia e Nesimit para 11 vitesh ishte publikimi i dosjes së tij dhe shpalljes si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën. Nesimi fitoi procesin gjyqësor kundër Komisionit në Gjykatën Administrative, pasi ai kishte marrë vendimin e Komisionit për Lustrim se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.

Nesimi ishte ambasadori i Maqedonisë në Kroaci dhe ka qenë redaktor në gazetën e dikurshme “Flaka e Vëllazërimit”.