Ndërron ish-truproja e Hashim Thaçit

Ilir Qallapeku i njohur me nofkën “Tarzani”, truproje e ish-presidentit, Hashim Thaçi ka ndërruar jetë sot, shkruan Insajderi.

Marketing

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar Ramiz Shala një politikan lokal i Skenderajt.

“Tarzani i Tigrave të Zi. Qallapeku ka qenë luftëtar i UÇK-së, i Brigadës 111 “Adem Jashari” i njohur me nofkën “Tarzani”, ka shkruar Shala në postimin e tij në Facebook.

“Triumfalisti i shumë betejave sot e humbi betejën me një sëmundje të shkurtër por të rëndë. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, miqve dhe shokëve. Lavdi jetës dhe veprës tuaj”, ka shkruar Shala, duke vazhduar “Përherë do të kujtojmë Ilir Tarzanin”.