Aktori britanik Sir Ian Holm, i njohur për rolin e personazhit Bilbo Baggins në filmin “Lord of the Rings” (Mbreti i Unazave), ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.Lajmi për vdekjen e aktorit është bërë i ditur nga përfaqësuesi i tij, shkroi BBC.
Siç njoftohet, Holm po trajtohej në spital për shkak të shqetësimeve të lidhura më sumendjen e Parkinsonit.
Krahas “Lord of the Rings”, Sir Ian Holm njihej edhe për rolet e tij në filmat “Chariots of Fire”, “Fifth Element” dhe “Alien”.
Para filmave, ai mbahet mend edhe për performancën e tij të dramave të William Shakespeare.