Ka ndërruar jetë edhe një i aksidentuar në tragjedinë e autobusit në Leskovc të Serbisë. Edhe një grua tjetër vdiq, duke bërë që numri i të vdekurve nga Maqedonia të arrijë në katër.
Gazeta serbe “Blic” raporton se bëhet fjalë për shtetasen e Maqedonisë me iniciale S.T., e cila vdiq në spitalin e Nishit, pasi që kishte marrë lëndime të rënda trupore nga aksidenti i ndodhur më 16 dhjetor.