Ka ndërruar jetë edhe një nga tre të plagosurit rëndë në incidentin me armë që ndodhi gjysmë ore pas mesnate në afërsi të Prokurorisë Speciale në Shkup.
Me këtë, numri i viktimave shkon në dy dhe se dy të tjerë vazhdojnë të jenë nën trajtim mjekësor.
Makina e tyre “Seat” rreth orës 00.30 u sulmua nga një makinë tjetër në lëvizje, me ç’rast nga breshëritë e plumbave një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyti ndërroi jetë në orët e mëngjesit për shkak të plagëve të rënda.
Nga Qendra emergjente thanë se bëhet fjalë për një 47 vjeçar. “Edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor, i plagosuri nuk ka mundur të mbijetoj nga plagët e rënda”, theksoi për MIA, mjeku Albert Lleshi, udhëheqës i Qendrës emergjente në Klinikat e Shkupit.