Ndërron jetë Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup

Ka ndërruar jetë drejtori i Zef Lush Markut në Shkup, Faruk Zeqiri, njëherit edhe vëllau i Muhamed Zeqirit.

Marketing

Lajmin e vdekjes e dha kryetari i komunës së Çairit.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.

Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë! – shkruan Visar Ganiu.