Ndërron jetë gazetari dhe publicisti, Skender Raufi

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, gazetari dhe publicisti i njohur Skënder Raufi. Ai ishte një ndër doajenët e programit në gjuhën shqipe pranë televizionit publik të Maqedonisë, ku punoi që nga viti 1972 deri në pensionim.

Marketing

Skënder Raufi është diplomuar në Fakultetin Juridik të Shkupit, por pasion jetësor i tij mbeti gazetaria dhe publicistika.

Në TVM2 ka punuar në të gjitha zhanret e gazetarisë televizive ku ka mbajtur për një kohë edhe postin e kryeredaktorit.

Por pasioni i tij në gazetari nuk mbeti vetëm në televizionin të cilit i përkushtoi jetën. Ai ka publikuar shkrimet e tij edhe në gazeta të shumta ditore si (kryesisht në të përditshmen “Fakti”), shkrime këto me një zhanër të veçantë që e shquante nga kolegët e tjerë.

Gjithashtu është autori edhe i disa veprave publicistike si : “Takim me krijuesin “ në dy vëllime , “Vjelja e lulediellit ” me tre vëllime. Ishte edhe laureat i çmimit më të lartë për publicistikë në vendin tonë, “Mito Haxhivasilev-Jasmin”.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me namazin e drekës në Bukoq të Shkupit.