Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë njëri prej tekstshkruesve dhe gazetarëve më të njohur kosovar.
I ndjeri ka ndërruar jetë sot në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do ti jepet në Pejë, vendlindjen e tij.
Hivzi Krasniqi, pos punës si gazetar ai njihet edhe për shkrimin e teksteve të këngëve të ndryshme. Ai është autor i afër 1000 teksteve të këngëve shqipe.
Krasniqi ishte edhe njëri prej pioniereve të radio gazetarisë shqiptare derisa flitej se do të formonte një portal të vetin si radio.
Ai po ashtu ka punuar në Radio Prishtina dhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa vite.
Për një kohë ai ishte kryeredaktor në Radio Dukagjini.