Ndërron jetë gazetari i Radio Shkupit, Abdylmehmet Ibrahimi

Ka ndërruar jetë ish gazetari i Radio Shkupit Abdylmehmet Ibrahimi.
Ai ka një karierë të madhe në gazetarinë shqiptare nl Maqedoninë e Veriut ,kryesisht në Radio Shkupi.

Marketing

Ibrahimi ka lindur në vitin 1948 në Sllatinë të Tetovës ku kreu shkollën fillore, të mesmen në Tetovë, ndërsa Fakultetin Gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. Ka punuar pak kohë si mësues, ndërsa nga viti 1978 punësohet në radio Shkup si gazetar ku edhe përfundon veprimtarinë e tij punuese gazetareske.
Gjatë punës si gazetar Abdylmehmet Ibrahimi kryesisht i është përkushtuar ndjekjes së zhvillimeve kulturore dhe arsimore ndërsa dëgjuesit tanë e mbajnë mend me emisionin “Mozaiku kulturor”. Ai gjithashtu ka marrë pjesë aktive edhe në emisionet kontaktive siç ishin “E premtja sëbashku”, dhe shënime nga jeta kulturore ka ndjekur për emisionet informative dhe ngjarje të ndryshme.
Abdylmehmet Ibrahimi në Radio Shkup do të mbahet mend për sjelljen si mysafirë të shumë veprimtarëve posaçërisht veprimtarëve të kulturës siç janë: shkrimtarë, artistë, këngëtarë dhe shume veprimtari të tjera artistike.
Abdylmehmet Ibrahimi u pensionit para tetë vjetëve.
Varrimi i të ndjerit u bë sot  në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Sllatinë të Tetovës.

Marketing