Ndërron jetë hafëzja më e vjetër në Maqedoni

Sot, në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë një ndër hafëzet më të vjetra në Maqedoni, Fethije Aliu nga qyteti i Shkupit, e njohur ndryshe si “Hafëz Ablla” në mesin e popullit ose “Hoxha Hanëm” në mesin e nxënësve të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Namazi i xhenazes (ceremonia mortore) do të falet në kohën e iqindisë në xhaminë në Hasanbeg, ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e Kamnikut.

Fethije Aliju, e lindur në vitin 1939, në moshën 9 vjeçare është bërë hafize, ndërsa në moshën 14-15 vjeçare është marrë me mësimin e nxënësve.

“Hoxha Hanëm”, pjesëtare e njërës nga familjet me rrënjë shkupjane, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në vazhdimin e traditës së memorizimit të Kur’anit, duke nxjerrë dhjetra hafëz dhe duke u mësuar leximin e Kur’anit mbi 3 mijë nxënësve.