Ndërron jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit kosovar

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Marketing

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë vet kryeministri i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Haradinaj ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën (18 qershor) në Gllogjan.

Më poshtë postimi i plotë i kryeministrit:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!

RH