Ndërron jetë këngëtari legjendar amerikan

David Crosby , këngëtari, kompozitori, kitaristi dhe anëtari i The Byrds dhe Crosby, Stills & Nash, ka vdekur.

Marketing

Lajmin e ka dhënë gruaja e tij, Jan Dance.

“Me pikëllim të madh njoftojmë se pas një sëmundjeje të gjatë, i dashuri ynë David Crosby ka ndërruar jetë. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga gruaja dhe djali Django. Edhe pse ai nuk do të jetë më këtu me ne, njerëzimi dhe shpirti i tij do të vazhdojë të na udhëheqë dhe frymëzojë” thuhet në njoftimin e bashkëshortes.

David Crosby ishte 81 vjeç ndërsa ishte autor i shumë hiteve.