Ndërron jetë kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla.
Memolla ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 52-vjeçare.
Mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë një infarkt kardiak.
Haxhi Memolla u zgjodh kryetar bashkie në Rrogozhinë në 30 qershor 2019.
Ai ka mbaruar arsimin e lartë për inxhinieri agrare.